Elmi Reçica, anëtar i Kryesisë së PDK’së, ka thënë se nuk do të përdoret dështimi eventual i demarkacionit si shkas për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se shënimi i vijës kufitare është çështje e brendshme e Kosovës dhe se asnjë problem me Malin e Zi nuk ekziston.
“Është çështje e Qeverisë së Kosovës se kur do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës Marrëveshja për Demarkacion. Ne nuk kemi ende ndonjë konfirmim zyrtar se kur do të procedohet nga ana e Qeverisë, por demarkacioni nuk do të shfrytëzohet si shkas për zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë zyrtari i PDK’së.
Reçica, i cili është edhe Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, ka thënë se dialogu me Serbinë është bllokuar për shkak të obstruksioneve të palës serbe.
“Dialogu është pezulluar për shkak të veprimeve destruktive të Serbisë”, ka thënë Reçica, për Deutshe Welle.
Dialogu me Serbinë është pezulluar me një vendim të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë thënë se s’do të ketë dialog me Beogradin pa u liruar Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon të mbahet në Francë, për shkak të një flet arresti të Serbisë.
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...
Një viktimë dhe një i plagosur, zbardhet ngjarja e rëndë në ...
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë