Në fshatin Jagodë të Klinës treni ka goditur një makinë sot. Treni ka goditur sonte një makinë në fshatin Jagodë të Klinës, duke shkaktuar lëndimin e gjashtë personave.
Lajmin në lidhje me aksidentin për KALLXO.com e konfirmoi mjeku i Spitalit Rajonal të Pejës Sadri Berisha.
“Rreth orës 19:05 në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës kemi pranuar 6 persona te cilët kanë pësuar lëndime si pasojë një aksidenti”, tha Berisha.Ai tregoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.“Të lënduarit po trajtohen në emergjencë dhe gjendja e tyre momentale është jashtë rrezikut për jetë. Ende janë duke u bërë ekzaminimet diagnostike,” tha Sadri Berisha.
Aksidentin mes trenit dhe makinës e konfirmoi edhe policia në Pejë.“Mund ta konfirmoj se ka ndodhur një aksident në fshatin Jagodë mes trenit dhe një veture. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, tha Zyrtari per informim ne Policinë Rajonale të Pejës Driton Rugova.
Edhe në shkurt të këtij viti treni goditi një makinë në Fushë-Kosovë, duke shkaktuar vdekjen e një personi.
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...