Mjafton një foto për të hakeruar WhatsApp dhe Telegram, dy çatet popullore që së bashku kalojnë 1 miliardë përdorues.
Virusi është i fshehur në brendësi të një fotoje, “të pafajshme nga pamja”.
Në momentin që viktima klikon mbi foton e hakeruar mund ti japë akses të plotë të dhënave të arkivuara të përdoruesit e mund tu dërgojë viruse edhe kontakteve, duke krijuar një rrezik potencial shpërndarjeje.
Ky virus është zbuluar nga studoiuesit e Check Point Software Technologies, që kanë lajmëruar këto dy shoqëri për këtë kërcënim në nivel global.
WhatsApp me mbi një miliardë përdorues është për momentin shërbimi mesazhor më i përhapur në botë.
Telegram numëron 100 milionë përdorues mujorë aktivë që dërgojnë më shumë se 15 miliardë mesazhe në ditë.
Të dyja kanë një sistem sigurie të bazuar në kriptografinë ‘end-to-end’, që do të thotë se mesazhet deshifrohen vetëm nga personat që po komunikojnë dhe nga askush tjetër.
E në fakt është pikërisht ky sistem origjina e këtij virusi, kjo pasi WhatsApp dhe Telegram nuk mund të shohin përmbajtjen dhe janë të paaftë të ndërhyjnë për të ndaluar dërgimin e viruseve në formë mesazhesh.
Të paktën 30 të vdekur nga përleshjet në Sirinë jugore
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Sot pritet të dëshmoj vëllai i Liridona Ademajt në gjykimin ...
Ardhja e mërgimtarëve, deri në 10 minuta pritje për të hyrë ...
Trump premton dërgimin e Patriotëve në Kiev, ndërsa bota pre...
Mbyllet Kampionati Evropian i Esports 2025 në CS2 – Lituania...