Ambasadori i Republikës së Kosovës, Sabri Kiçmari i ka dorëzuar Letrën Kredenciale përfaqësuesit të Mbretëreshës Elisabeta e Dytë në Ishujt Kok, Tom Marsters, përmes të cilës ai akreditohet si Ambasador Jorezident i Republikës së Kosovës në Ishujt Kok.
Në fjalën e tij në aktin e dorëzimit të Letrës Krendenciale, ambasadori Kiçmari ka falënderuar për mbështetjen e Ishujve Kok në vitin 2015 për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Përfaqësuesi i Mbretëreshës Elisabeth II në Ishujt Kok, Tom Marsters i ka shprehur një mirëseardhje të ngrohtë Ambasadorit Kiçmari në emër të Qeverisë dhe popullit të Ishujve Kok.
“Ishujt Kok janë shumë të interesuara të shqyrtojnë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fusha me interes të ndërsjellë”, tha ai.
Së bashku me Ambasadorin Kiçmari i kanë dorëzuar Letrat Kredenciale edhe ambasadorët e Italisë, Turqisë dhe Samoas.
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën