Është vetëm 20-vjec por aktualisht ai është një nga sulmuesit më të mirë që luan në Zvicër. Me transferimin nga Augsburgu te St Gallen në formë huazimi, Albian Ajeti po përjeton një moment të artë.
Me rikthimin në Superligën zvicerane vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti ka shpërthyer përfundimisht dhe me meritë është shpallur nga Blick futbollisti më i mirë i muajit Shkurt në kampionatin helvet.
Me 3 gola të realizuara në 4 ndeshje me St Gallen në muajin e dytë të vitit, 20-vjecari shqiptar ka mposhtur konkurencën e Elyounoussi të Baselit dhe talentit të Young Boys, Assale. Ajeti ka qenë i preferuari i tifozëve që kanë votuar në sondazhin e Blick duke grumbulluar 10 mijë e 255 vota.
Sulmuesi i talentuar i cili ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Zvicrës por që në të ardhmen pritet të përfaqësojë Shqipërinë në rang kombëtaresh, mori 24 % të votave, 1 më shumë se Elyounoussi dhe 3% më tepër se Assale.
Përpara ndeshjes ndaj Luzern-it, Ajetit iu dha edhe ceku prej 2 mijë frangash zvicerane që akordon Blick për fituesin e cmimit të lojtarit të muajit. Ndoshta edhe në muajin Mars ky cmim presitigjoz mund të shkojë, për një tjetër futbollist shqiptar duke parë ecurinë fantastike të Armando Sadikut me Luganon gjatë kësaj periudhe.

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...