Arrestohet kryetari i Ranillukut, kishte material propagandues në veturë zyrtare (FOTO)

22:48 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Në orët e mbrëmjes është arrestuar Gradimir Mikiq, kryetar i komunës së Ranillukut. Ai nga policia e Kosovës ishte ndaluar për kontroll rutinë, ndërsa ishte me automjetin zyrtar duke u kthyer nga takimi me Marko Gjuriqin në Serbi.

Telenws.al sjellë foto ekskluzive nga momenti i ndalimit të Mikiqit në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë ” Kosovë-Serbi.

Ai shihet para automjetit zyrtar derisa në bagazhin e automjetit kishte material propagandues për kandidatin për president të Serbisë, Aleksandar Vuqiq.

Jetish Maloku e ka konfirmuar për Telenews.al se Mikiq është ndaluar.

“Prokuroria e ka ndaluar, jemi në bisedime” tha Jetishi.

mikiqi

mikiq

mik

m

Shpërndaje në rrjete sociale