Kancelarja gjermane Angela Merkel së shpejti do të vizitojë Moskën dhe do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë këshilltari i Kremlinit, Jurij Ushakov, transmeton agjencia e lajmeve ruse RIA Novosti duke mos dhënë detaje tjera.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov tha se zyra e presidentit rus do të publikojë datën e vizitës së Merkel në të njëjtën kohë kur ta bëjë edhe kancelarja gjermane.
“Merkel dhe Putin natyrisht se do të bisedojnë për Ukrainën”, tha Peskov.
Kancelarja Merkel nuk ka qëndruar në Moskë që nga data 10 maj 2015, kur tendosjet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit ishin në maje për shkak të konfliktit në Ukrainë. Ajo nuk ka marrë pjesë as në shënimin e 70-vjetorit të fitores mbi Gjermaninë naziste. Përveç Merkel, shumica e vendeve perëndimore bojkotuan këtë manifestim në shenjë proteste ndaj aneksimit rus të Krimesë.
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...
Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje: U nd...
Presidentja kërkon mirëkuptim, shmang deklaratat për vendimi...