Jose Mourinho ka konfirmuar se Wayne Rooney dhe Anthony Martial nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen e nesërme kundër skuadrës ruse FC Rostov.
Dyshja në sulm mungoi edhe në disfatën nga Chelsea në ‘FC Cup’ dhe nuk kanë arritur gjithashtu të rikuperohen në kohë për takimin në Evropa Liga, transmeton portali arbresh.info. Rooney ka një problem në gju, ndërsa problemi i Anthony Marital nuk është zbuluar nga Mourinho.
“Ai është lënduar para ndeshjes kundër Chelseat”, tha trajneri i Manchester United në një konferencë për media. “Ai është jashtë mendjes time”
United siguroi barazim 1 me 1 në Rusi dhe është favorit për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër në ndeshjen rikthyese./arbresh.info

Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave