Borussia Dortmund ka konfirmuar mesfushori Mario Gotze do të qëndroj jashtë fushe deri në fillim të sezonit të ardhshëm për shkak të një problemi me metabolizëm.
Në muajin shkurt, klubi kishte konfirmuar se reprezentuesi gjerman, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Kampionatit Botëror 2014, do të jetë jashtë fushe për “një periudhë të pacaktuar kohore” për shkak të një çrregullimi, transmeton portali arbresh.info.
Por, skuadra gjermane, e cila javën e kaluar u kualifikua në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve, tani ka zbuluar se 24-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion për ata gjatë këtij sezoni.
“Qëllimi i lojtarit është të jetë i përgatitur plotësisht për të luajtur në fillim të sezonit të ri”, shkruan klubi në deklaratën e lëshuar në faqen zyrtare./arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...