Votuesit i janë drejtuar vendvotimeve në Holandë në zgjedhjet e para nga tri të tilla që janë thelbësore për eurozonën këtë vit.
Gara dominohet nga partia e qendrës së djathtë e kryeministrit Mark Rutte dhe ajo e Geert Wilders, që po udhëheq një platformë anti-imigracion, transmeton portali arbresh.info.
Rutte ka thënë që këto zgjedhje janë një mundësi që votuesit të “mundin mënyrën e gabuar të populizmit”.
Wilders ka premtuar se do të largojë Holandën nga BE-ja, mbyll të gjitha xhamitë dhe ndalojë Kuranin.
Franca gjithashtu muajin e ardhshëm do të mbajë zgjedhjet për president, ndërsa Gjermania do t’i mbajë zgjedhjet e përgjithshme në shtator./Arbresh.info
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020