Hector Bellerin është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës.
Arsenali ka pranuar të nisë bisedimet me Barcelonën për shitjen e mbrojtësit të krahut të djathtë Hector Bellerin, i cili është produkt i shkollës së njohur të katalanasve La Masia.
Siç njofton ‘Daily Mail’, palët tashmë janë takuar dhe kanë folur për të ardhmen e lojtarit, ndërsa Barcelona i ka ofruar ‘Topçinjve’ një shumë prej 35 milionë funteve për ta lejuar largimin e lojtarit.
Bellerin i është bashkuar Arsenalit në vitin 2011 kur ishte në moshën 16 vjeçare, ku trajneri Arsene Wenger i ka dhënë rastin që të luajë me ekipin e parë dhe tani ai është shndërruar në njërin prej mbrojtësve më të mirë në botë në rolin e tij. /Arbresh.info
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës