10 vite burg është dënimi që dha gjykatësja Rita Zaccariello për një shqiptar 36 vjeçar i cili ka perndjekur për muaj të tërë një ukrainase 44-vjeçare emri i të cilit nuk bëhet i dituar nga mediat italiane. Ai u akuzua dhe denua për dhunë seksuale, përndjekje dhe plagosje ndaj ukrainases.
Shqiptari pasi e ka përndjekur për muaj të tërë, edhe ka abuzuar me të, madje sipas “Ansa”, nuk ka ‘kursyer’ as 8 marsin.
Gruaja e kishte denoncuar shqiptarin dhe deklaroi ne prokurori se nuk kishte pasur kurrë marrëdhënie me shqiptarin, por e kishte njohur përmes një miqësie të përbashkët.
Në sulmin e ndodhur në dhjetor të 2015-ës, shqiptari i theu hundën asaj dhe abuzoi me të. Por ky nuk ishte episodi i vetëm i dhunes.
Gjykatësi pranoi kërkesën e prokurorit per denimin me 10 vjet burg, pas gjykimit me procedure te shkurtuar.
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...