Lionel Messi ka një plan për të ndihmuar skuadrën e tij për të shkatërruar shpresat e Real Madridit në garën për titull.
Shpresat e Barcelonës pësuan një goditje pas disfatës tronditëse 2 me 1 ndaj Deportivo La Corunas të dielën, transmeton portali arbresh.info. Messi nuk shfaqi aftësitë e tij në ‘Estadio Raizor’, ku Luis Suarez ishte golashënuesi i vetëm për gjigantin katalunas.
Nga ana tjetër, rivali i tyre në ligë riktheu shpresat për titull pas fitores 2 me 1 ndaj Real Betisit. Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos shënuan pasi Keylor Navas i siguroi mysafirëve epërsinë.
Sipas gazetës spanjolle ‘Diario Gol’, Messi ka një plan për të ndihmuar Barcelonën që të rikthehet në garën për titull. Reprezentuesi argjentinas beson që fitorja e ‘El Clasios’ në ‘Santiago Bernabeu’ më 23 prill do të ndryshoj plotësisht gjërat.
Madje, Messi beson që Real Madridi nuk do të fitoj çdo ndeshje deri në fund të sezonit duke parë gjithashtu takimin ndaj Valencias si një ndeshje ku ata mund të humbasin pikë./arbresh.info
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...
Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Ira...