Mbreti Salmane i Arabisë Saudite, në një vizitë historike në Japoni, takoi kryeministrin Shinzo Abe për të rritur bashkëpunimin ekonomik në një moment kur mbretëria po përpiqet të reduktojë varësinë nga nafta.
“Dua të zhvilloj marrëdhënien tonë me Arabinë Saudite, gur themeli i stabilitetit në Lindjen e Mesme”, deklaroi Abe në fillim të këtij takimi.
Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga, kishte përshëndetur “këtë vizitë të parë prej 46 vitesh të një monarku saudit”.
Dy vendet kanë vendosur të ndërtojnë një partneritet të fortë strategjik, në fusha të ndryshme si shëndetësia, financa apo bujqësia, sipas një dokumenti zyrtar japonez, por që nuk jepen detaje.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...