Ambasada e Japonisë në Shkup sot do të nënshkruajë gjashtë grant-marrëveshje me institucione të Maqedonisë të cilat parashikojnë 368.626 euro ndihmë për projekte në Maqedoni.
Projektet janë financuar nga programi “Grant ndihmë për mbështetje të projekteve të vogla”, të themeluar nga Qeveria e Japonisë.
Me mbështetje japoneze do të zbatohet rehabilitim në SHF “Shën Klimenti i Ohrit” në fshatin Drasllajca, Komuna e Strugës, për çka janë projektuar 63.676 euro, rehabilitim në SHF “Vuk Karaxhiq” në Komunën e Kumanovës me 67.830 euro, pajisjim të Rajonit planor të Pellagonisë me mekanizëm për parandalim nga vërshimet për çka ndahen 69.360 euro, pajisim të Klinikës universitare për gastroenterohepatologji me aparaturë mjekësore për çka janë projektuar 69.388 euro, pajisjim i Njësisë së zjarrfikësve në Komunën e Velesit me automjet të ri të zjarrfikësve për çka janë siguruar 60.442 euro dhe pajisim të Spitalit të përgjithshëm Ohër me automjet të ambulancës për çka janë planifikuar 37.930 euro.
Luis Figo parashikon fituesin e Topit të Artë – tifozët e Ba...
Mungesa e gjumit lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje k...
Ukraina ftohet në samitin e NATO-s
Operacioni antidrogë, flet avokati i të arrestuarit: Provat ...
Blakaj prezanton të dhënat alarmante të përdorimit të drogav...
Bajrami: Asnjë deputet i LDK-së s’është pro Haxhiut – nëse v...