
BIRCH RUN, MI - AUGUST 11: Republican presidential candidate Donald Trump speaks at a press conference before delivering the keynote address at the Genesee and Saginaw Republican Party Lincoln Day Event August 11, 2015 in Birch Run, Michigan. This is Trump's first campaign event since his Republican debate last week. (Photo by Bill Pugliano/Getty Images)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka ftuar mbrëmë liderin palestinez, Mahmoud Abbas, për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për paqen e synuar me Izraelin. Kjo ftesë u bë gjatë bisedës së parë telefonike ndërmjet dy liderëve.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Trump i ka thënë Abbasit se duhet të zhvilloj negociata dirkete paqësore me Izraelin dhe se Shtetet e Bashkuara do të punojnë për së afërti me të dy palët për arritjen e këtij qëllimi.
Palestinezët ishin të shqetësuar për mbështetjen e fuqishme të zotit Trump për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ishte njëri nga liderët e parë të jashtëm, që ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë, pas inaugurimti të zotit Trump më 20 janar. Po ashtu, Trump dhe Netanyahu shpeshherë kanë pasur biseda telefonike.
Presidenti i Autoritetet palestinez, Mahmoud Abbas, kërkon zgjidhje me dy shtete, ndërsa konsideron se pengesa kryesore për paqe ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve është ndërtimi i vendbanimeve izraelite në tokën e okupuar../rel/
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...