Dy vëllezër u ofrojnë klientëve të tyre të bëhen sponsorë të pemëve të agrumeve dhe të koshereve të bletëve që gjenden në plantacionin e tyre dhe duan të nisin një revolucion bujqësor.
Plantacioni “Naranjas del Carmen” në bregdetin e Detit Mesdhe në Spanjë përbëhet nga 25 hektarë dhe aty ka 10.000 pemë portokallesh. Më shumë se 2,000 prej tyre janë mbjellë rishtas dhe kanë një sponsor.
Për shumë vjet këtu nuk prodhohej gjë, shumë fermerë agrumesh qenë larguar nga rajoni i Valencias. Por Gonzalo dhe Gabriel Urculo guxuan mes të krizës një fillim të ri, ose siç e quajnë ata: një revolucion portokallesh.
“Sot në Evropë hidhen rreth 100 milionë ton ushqime që përbëjnë një të tretën e prodhimit të përgjithshëm. Prandaj ne vjelim vetëm sipas kërkesës. Portokallet që vjelim sot nga pema, janë brenda 2 ditësh në shtëpitë e personit që i ka porositur.” – thotë Gonzalo Urculo.
Dy vëllezërit shesin drejtpërdrejt përmes internetit. Klientë nga nga e gjithë Evropa mund të porosisin me telefon apo laptop, portokalle direkt nga pema.

KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates