Pas ndeshjes, tejet i zhgënjyer për shkak të eliminimit, trajneri i PSG Unai Emery ka evidentuar 3 arsyet e eliminimit të skuadrës që ai drejton.
Unai Emery kritikoi mungesën e personalitetit te futbollistët e tij, në momente të caktuara të ndeshjes, duke pranuar se shpesh futbollistët nuk ishin të përqendruar mjaftueshëm për të përballuar ndeshje të këtij niveli.
Më tej, trajneri i francezëve nuk la pa kritikuar as vendimet e gjyqtarit duke thënë: “Vendimet e gjyqtarëve ishin tërësisht kundër nesh dhe humbëm gjithçka në pak minuta”.
Në fund, ish trajneri i Sevillias pranon edhe forcën e kundërshtarit. “Luanim përballë Barcelonës, dhe vlerat e këtij ekipi dihen tashmë”, u shpreh Emery.
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...