Lionel Messi pritet të bëhet futbollisti më i paguar në botë.
Zërave për një largim të mundshëm të Messit nga Barcelona në përfundim të stinorit po u vjen fundi, pasi që klubi katalunas shumë shpejt do t’i ofrojë atij një kontratë të re.
Siç shkruan e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, Barça ka përgatitur një kontratë pesëvjeçare për Messin, me një pagë prej 35 milionë eurosh në vit, që do ta bënte argjentinasin lojtarin më të paguar në botë.
Problemi i vetëm deri tani pse Messi nuk pranonte të vazhdonte kontratën ka qenë paga që i ofronte Barcelona, por me ofertën e re vështirë se pesë herë fituesi i Topit të Artë do t’i thotë jo një rroge të tillë.
Roy Keane kundër Michael Carrick: Manchester United ka nevoj...
Rama nis vizitën në Izrael, ndalet në Nova Site: Një tempull...
Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj ...
Ylli fiton me rikthim ndaj Vëllaznimit
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...
Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e mom...