Maryanne dhe Tommy Pilling u martuan në vitin 1995 dhe mendohet se ishin i pari çift i martuar me sindromën down në Britaninë e Madhe.
Kritikët shfaqën shumë dyshime për marrëdhënien e tyre dhe thanë se lidhja nuk do të zgjaste për shumë kohë, Por e kishin shumë gabim. Maryanne dhe Tommy janë të martuar prej 22 vitesh dhe dashuria e tyre vetëm sa shtohet.
Gjithsecili është në gjendje ta gjejë dashurinë e vërtetë dhe ky çift i admirueshëm janë prova e gjallë. Ja historia e tyre: Çifti janë shoqëruar për 18 muaj përpara se Tommy ta propozonte Maryanne.

Por fillimisht djaloshi pyeti nënën e Maryanne nëse mund ta propozonte vajzën e saj. Madje, ai kishte edhe një unazë; ishte një unazë prej lodre. Nëna e Maryanne pranoi menjëherë dhe e çoi dhëndrin e saj të ardhshëm në një dyqan ku blenë një unazë të vërtetë fejese. Maryanne dhe Tommy u martuan në kishën e St. Mary, në Shoeburyness, Essex, në korrik të vitit 1995.

Për përvjetorin e 20-të të martesës së tyre në vitin 2015, çifti ribënë betimet e tyre duke mposhtur çdo skeptik. Familja e vogël dhe e lumtur jeton më vete, por pranë familjarëve të tyre, që janë gjithmonë të gatshëm t’u vijnë në ndihmë kur kanë nevojë. Motra e Maryanne, Lindi Newman krijoi një faqe në Facebook kushtuar romancës së çiftit që shpejt mori mijëra ndjekës.

“Maryanne kishte ëndërruar për një dasmë të madhe që kur ishte vajzë e vogël, dhe pikërisht kështu e pati. Ishte një ditë shumë e bukur. Ishte e mrekullueshme t’i shihje të ecnin në rrugë përdore si një çift i vërtetë. Shumë njerëz i fiksonin; mendonin se njerëzit me sindromën down s’mund të martohen”, rrëfen motra e saj.
Nga ana e saj Maryanne thotë: “Dasma ishte dita më e bukur e jetës sime. U shtanga kur Tommy më propozoi, por nuk u mendova dy herë për të thënë po. Ne nuk zihemi kurrë. Tommy është miku im më i mirë”.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje