Besart Berisha është një supersulmues dhe në Ligën A të Australisë është golashënuesi më i mirë këtë sezon me 17 gola, por edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë ligë me 98 gola, megjithatë selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, nuk ka treguar nëse ylli i ri i kombëtares do të jetë titulluar.
I pyetur në Sports Show në Klan Kosova, Bunjaku lavdëroi shumë Berishën, por nuk u përgjigj nëse ai do të jetë titullar, apo jo.
“Lojtar me eksperiencë me karakter fitues dhe një lojtar i mirëseardhur. Besartin e njoh shumë më herët, prej se luante për kombëtaren e Shqipërisë. Kudo që luan nuk është e lehtë të bësh përformanca të tilla çfarë i bën Berisha”, ka thënën Bunjaku.
“Duke pasur parasysh që kemi shumë lojtarë të rinj, është e rëndësishme për ne të kemi lojtarë me eksperiencë, kjo e bën grupin më të fortë”.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan me Islandën, dhe Bunjaki tha se kjo ndeshje mund të jetë befasia e parë e Kosovës në kualifikimet për Rusia 2018.
“Kemi bërë eksperiencë tani edhe ne dhe katër ndeshje nuk janë pak – këtë e kemi treguar edhe në fushë”, pohoi Bunjaku.
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...