Ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare ë Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e 19 vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, ka thënë se rezistenca e 5,6 dhe 7 marsit ka qenë dhe ka mbetur lufta më e madhe që ka zhvilluar UÇK’ja me forcat policore e ushtarake serbe.
Për ‘Epokën e Re”, ai ka vlerësuar se deri më tani janë realizuar idealet kryesore, liria dhe çlirimi i vendit por, sipas Krasniqit, ideali për ndërtimin e shtetit të së drejtës vazhdon.
Ai është shprehur i pakënaqur me trajtimin e kategorive të luftës nga shteti pasi, aipas tij, nuk ka qenë prioritet mbrojtja e vlerave të luftës, por përdorimi i tyre për interesa personale.
Në këtë aspekt, Krasniqi ka thënë se është e dhimbshme që gati dy dekada pas luftës, ish-pjesëtarët e UÇK’së ende ballafaqohen me procese gjyqësore.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...