Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini sot do të vizitojë Kosovën.
Gjatë vizitës, Mogherini do të takohet me autoritetet politike duke përfshirë Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Isa Musta dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare.
Pas këtyre takimeve, kryeministri Mustafa dhe znj. Mogherini do të japin nga një deklaratë për gazetarët e pranishëm.
Mogherini poashtu do të vizitojë urën e Mitrovicës.
Mogherini e cila dje qëndrojë në Shqipëri dhe Serbi, sot do të qëndrojë në Kosovë, ku pritet të debatojë pos tjerash edhe çështjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi, që është kusht për përfshirjen e Kosovës në regjimin e udhëtimit pa viza në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...