Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini, do të mbledh nesër në një takim të përbashkët të gjithë krerët e partive politike.
Ajo, do t’i takojë ata në zyrat e Bashkimit Evropian.
Kjo konfirmohet edhe tek agjenda e Mogherinit, ku thuhet se në ora 11:00 ajo do të takojë udhëheqësit e partive politike.
Prezencën për gazetametro.net e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje. Lideri i kësaj partie Visar Ymeri, do të jetë në këtë takim.
Ndërsa edhe në agjendën e kryeministrit Isa Mustafa, është shënuar për takimin me Mogherinin dhe udhëheqësit e partive tjera.
Burime të Gazeta Metro, bëjnë me dije po ashtu se takimi do të jetë i përbashkët, derisa do të flitet për temat aktuale.
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...
Të paktën 13 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kolumbi/ ...
Man Utd i interesuar në yllin e madh të Juventusit
Dallavere me vota, Prokuroria nis intervistimet në Drenas
Komandanti i FSK-së dekoroi me medalje pjesëtarët që kanë qe...
Prokurorja West për ish-krerët: Të akuzuarit kanë kryer krim...