Lindja e një fëmije është një ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e një femre pasi shënon tejkalimin nga të qenit vajzë në grua. Një ngjarje që është e mbushur me shumë emocione, frikëra, por edhe ndodhi nga më të pabesueshmet.
I tillë është edhe rasti i një gruaje kineze, e njohur me emrin Chen, e cila ka lindur dy herë brenda 7 ditësh sepse iu ndalën kontraksionet pas lindjes së foshnjës së parë.
Nëna, e cila ishte në pritje të ëmbël të trinjakëve, solli në jetë fëmijën e parë më 21 shkurt dhe pas 7 ditësh lindi vajzat binjake. Chen lindi në mënyrë natyrale djalin, i cili peshonte vetëm 1.44 kg, por ndërkohë që mjekët prisnin që të lindte edhe dy fëmijët e mbetur, asaj iu ndalën kontraksionet.
Gjinekologia e saj mendoi se ishte më e sigurt që vajzat binjake të qëndronin në mitrën e nënës edhe për një javë. Vajzat ndanin të njëjtën placentë dhe korion, ndërsa djali kishte placentën e vetë. Duke qenë se të tre fëmijët kanë lindur para kohe dhe nënpeshë, janë akoma nën vëzhgimin e mjekëve.
Gjinekologia e Chen, e cila ka më shumë se 20 vite që punon në këtë profesion, thotë se asnjëherë gjatë karrierës së saj nuk kishte parë një rast të tillë.
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...
Sami Lushtaku, Uran Ismaili e Fatmir Limaj bashkë në Malishe...
Vashat e Kosovës nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit ...
Pretendimet për sulme/ Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit,...
Protesta për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e ...