Trajneri Arsene Wenger ka shprehur shqetësimin e tij për yllin e Arsenalit, Santi Cazorla.
Reprezentuesi spanjoll nuk ka luajtur për “Topçinjtë” që nga muaji tetor, transmeton portali arbresh.info. Lëndimi i tij në kyçin e këmbës do të thotë gjithashtu se nuk mund të rikthehet para fundit të sezonit.
“Është shumë frustruese për ne sepse në fillim të sezonit ai ishte ylli i skuadrës”, tha Wenger.
“Përndryshe, kjo është një humbje e madhe për ne dhe jam shumë i pikëlluar për të”
“Për një lojtar që e do futbollin, ai vuan shumë për të qenë në fushë”
Arsenali rikthehet në aksion në Premierë Ligë me takimin e së shtunës kundër Liverpoolit./arbresh.info
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...
Dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës pranë Kuvendit të Ko...
Haxhiu: Kjo rrugë e nisur mbarë, nuk e meritonte të ndërprit...
Një breshkë e rrallë gjendet e ngordhur në bregdetin e Vlorë...
Mbreti Charles III kërkon vendosmëri të palëkundur për mbroj...
Minutat e fundit për presidentin, Murati del në foltore: Opo...