Policia e Bangladeshit ka arrestuar kreun e një grupi militant islamik të akuzuar për frymëzim të sulmeve ndaj të huajve.
Sheik Mohammad Abdul Kashem, i cili themeloi degën e grupit më të madh të Jamaat -ul-Mujahideen Bangladesh (JMB), u kap mbrëmjen e së enjtes në zonën Senpara Parbata të kryeqytetit, transmeton portali arbresh.info.
Kashem punonte së bashku me shtetasin kanadez Tamim Chowdhury dhe Nurul Islam Marjan, të dy të akuzuar për orkestrimin e një sulmi në Daka, ku 22 persona u vranë, shumica prej tyre të huaj.
“Bazuar në një informatë anonime nga një burim, forcat tona kanë arrestuar atë në një zonë ku ishte duke pranuar para që kishin ardhur nga një sistem mobil bankar”, ka thënë shefi i njësisë kundër terrorizmit Monirul Islam.
Sipas policisë, Kashem, i cili ka shkruar disa libra të xhihadit dhe ka drejtuar një shkollë fetare në Bangladeshin verior, ka mësuar pasuesit e grupit të tij se vrasja e të huajve do t’ia lehtësonte rrugën e tyre drejt parajsës./Arbresh.info
Xhiro e fundit e Bundesligës: tri ekipe me pikë të barabarta...
Haxhiu: Alush Gashi dha kontribut të çmuar në shtetndërtimin...
Konjufca: I hidhur lajmi për humbjen e intelektualit Alush G...
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...