Fernando Torres pretendon se është në gjendje të mirë shëndetësore pas goditjes së tmerrshme që pësoi në kokë gjatë ndeshjes të së enjtes në mbrëmje.
Tifozët dhe bashkëlojtarët e tij u tmerruan kur sulmuesi i Atletico Madridit u godit nga Alejandro Bergantino i Deportivo La Corunas gjatë barazimit 1 me 1 në La Liga, transmeton portali arbresh.info. Por, pasi u dërgua në spital, Torres postoi në profilin e tij në rrjetin social Twitter duke njoftuar për gjendjen e tij.
“Faleminderit të gjithëve për përkujdesjen ndaj meje dhe për mesazhet inkurajuese. Ishte thjesht një frikë. Shpresoj të rikthehem së shpejti”, shkroi Torres.
Doktorët kanë konfirmuar gjithashtu se gjendja e Fernando Torresit është e qëndrueshme dhe se futbollisti nuk ka pësuar ndonjë lëndim./arbresh.info
Muchas gracias a todos por preocuparos por mí y por vuestros mensajes de ánimo. Ha sido sólo un susto. Espero volver muy pronto!
— Fernando Torres (@Torres) March 2, 2017
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...