Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi do të raportojë për herë të parë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë.
Ai pritet të flas për sigurinë në Kosovë, por nuk do të mungojnë edhe diskutimet lidhur me keqpërdorimin e mjeteve në këtë institucion dhe punësimin pa konkurs, shqetësime këto që janë ngritur ditë më parë nga deputetët.
Gashi u emërua në krye të AKI-së nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, më dy shkurt të këtij viti.
Ai së fundmi mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Emërimi i tij në këtë pozitë u cilësua si politik, pasi ai ka qenë edhe pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë