Liverpooli vazhdon të thellohet në krizën e rezultateve në Premier Ligë.
Viti 2017 ka nisur shumë keq për Liverpoolin që në dy muajt e parë ka pasur vetëm rezultate negative, duke e lënë skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp jashtë top-katërshes në tabelë.
Kritikat ndaj gjermanit sa vijnë e shtohen, por në mbrojtje të tij ka dalë Adam Lallana i cili ka kërkuar përgjegjësi nga bashkëlojtarët e tij, duke larguar fajin nga trajneri.
“Unë kam besim te Klopp, e gjithë skuadra ka besim te ai dhe jemi të gjithë të bashkuar”, ka deklaruar Lallana për BT Sport.
“Ashtu siç ishim të bashkuar kur luanim mirë, jemi njëjtë edhe në këtë periudhë kur gjërat nuk po ecin si duhet. Tani është momenti që të gjithë të zgjohemi nga gjumi dhe të marrim përgjegjësitë mbi vete dhe këtë duhet ta bëjmë duke filluar qysh nga ndeshja e kësaj jave ndaj Arsenalit”, ka përfunduar reprezentuesi anglez.
Liverpooli ka vetëm dy fitore në 12 ndeshje sa ka zhvilluar në vitin 2017 në të gjitha garat.
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...