Në dy bisedat e fundit të bombës së 35-të, sipas Damjan Mançevskit thuhet se janë në mes të Nikolla Gruevski dhe ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.
Në bisedat që u publikuan nga kampi i opozitës para Qeverisë, Gruevski ka pranuar se shteti nuk ka para, dhe në vend të mermerit që është përdorur për ndërtesat, të përdoret një llaç i veçantë, transmeton TetovaSot.
“Në bisedën e fundit me Koordinatoren e Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva, koordinon punën e delegatëve në seancën e pyetjeve parlamentare. Gruevski vendosi që Kançeska – Milevska të mos marrin pjesë në seancë, që të mos përgjigjen për bukuritë luksoze. Sipas Gruevskit, në qoftë se do të tregojnë se sa para kemi shpenzuar në Shkupin 2014, do të humbnin”, tha Mançevski.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit