Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, sot ka filluar turneun e saj në shtet e Ballkanit. Por, rruga e saj drejt Kosovës është shtyrë edhe për një ditë. Kjo sepse vizitën e paraparë që ta zhvillojë të premten në Prishtinë, në fakt do ta zhvillojë ditën e shtunë. Mogherini ka Kosovën të fundit në listën e vizitave në shtetet e Ballkanit.
Mogherini do të arrijë në kryeqytetin kosovar me 4 mars, që në fakt është edhe vizita e saj e fundit si pjesë e këtij turneu katër ditor në Ballkan.
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, ajo do të vizitojë edhe qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, politikania italiane do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, si dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Përndryshe, turneun e filluar sot në Mal të Zi, ajo do ta vazhdojë në Bosnjë ku do të qëndrojë në datën 2 mars, pastaj në Serbi she Shqipëri, pasi që që të dy vendet do t’i vizitojë në të njëjtën ditë, me 3 mars.
Viktima e vrasjes në Gjakovë është vëllai i bashkëshortes së...
PSG tenton goditje të madhe, synon talentin mbrojtës të Real...
Regjistrimi i lindjes digjitalizohet, Kurti: Shumë shpejt në...
Përplasi për vdekje 2 fëmijët në Durrës, jepet masa e siguri...
Sarajeva përkujton fëmijët e vrarë gjatë rrethimit 1992-1995
5 Maji/ Begaj, Rama dhe zyrtarë të tjerë homazhe në Varrezat...