Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit në sesionin e fundit të mbajtur në OKB në lidhje me raportin për Kosovën, ka përmendur dhe sukseset e filmit ‘’Home’’.
Sipas tij ‘’Home’’ është një shembull për zhvillimin pozitiv dhe progresiv të shtetit të Kosovës.
Nën prezencën e diplomatëve më të lartë botëror, përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar tha:
‘’Unë do të doja të theksoj suksesin e filmit britaniko-kosovar Home i cili fitoi çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në Akademinë Britanike të Filmit Telivizionit dhe Artit (BAFTA), i pari për Kosovën. Pas nominimit të filmit ‘Shok’ në Oscar vitin e kaluar, është e qartë se sektori kulturor i Kosovës po forcohet nga viti në vit’’ , shkruan DokuFest.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City