Një kryefamiljar, shqiptar, është arrestuar nga agjentë të policisë mbrëmjen e djeshme në Rimini të Italisë.
Alarmi në komisariatin e policisë italiane është dhënë rreth orës 20:30. Një seri telefonatash kanë njoftuar një sherr në familje në rrugën “Curiel”.
Në vendngjarje shkoi një patrullë policie, e para agjentëve, nxituan dy gra duke kërkuar ndihmë. Nënë e bijë, kishin zbritur në rrugë pasi kryefamiljari, gjatë një sherri ka kërcënuar bashkëshorten me një çekiç se do të përfundonte në “një pellg me gjak”. E gjithë skena ka ndodhur para syve të fëmijëve, që i luteshin të atit të ndalonte.
Siç raportojnë mediat lokale, nuk është hera e parë që 60-vjeçari shqiptar bëhet protagonist i skenave të tilla. Pavarësisht, nga prania e efektivëve, ai ka vijuar të kërcënojë dhe mallkojë familjarët e tij duke u thënë se do të kishin pasoja që kishin komunikuar me policinë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, është arrestuar për akuzën e dhunës në familje dhe është dërguar në burgun “Casetti”.
Pamje nga vendi ku ndodhi tragjedia e trefishtë në Malishevë
Tragjedi në Malishevë/ Babai dhe dy fëmijët humbin jetën nga...
Zjarri në banesën 12-katëshe në Tiranë, dyshohet për zjarrvë...
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...