Autoritetet e futbollit në qytetin zviceran Schaffhausen kanë vendosur që promovimin e stadiumit të ri të qytetit ta bëjë imami i xhamisë së Willit, Bekim Alimi, i lindur në Tetovë.
Në fjalimin e përcjellë me ajete Kur’anore, hoxhë Bekimi përcolli urimet e gjithë myslimanëve dhe qytetarëve nga besime të ndryshme, ndërsa u lut që Zoti të bekojë ideatorët dhe gjithë ata që do të shfrytëzojnë këtë stadium.
Hoxhë Bekimi ishte edhe në promovimin e tunelit Gotthard, tunelin më të gjatë në botë, ndërsa autoritetet zvicerane i kishin mundësuar të mbajë një fjalim të veçantë në këtë manifestim të madh botëror.
https://www.youtube.com/watch?v=U4uyYTHR2zA
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës