Në një letër sqaruese për rolin që do të ketë Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Genoveva Ruis Calavera sqaron se roli që do të ketë bordi, është i ngjashëm me një njësi menaxhimi të projektit për të lehtësuar punën e ekspertëve të huaj.
Në një letër të siguruar nga Lapsi.al, theksohet se vendimet përfundimtare për gjykatësit dhe prokurorët do të merren nga organet që do të ngrihen nga institucionet shqiptare, ndërsa rekomandimet do të jepen nga ekspertët e huaj. Në letër, Genoveva Ruis Calavera thotë se nuk do të ketë më komunikime të ngjashme, por ajo do të përgjigjet vetëm para Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Me këtë përgjigje, konfirmohet vazhdimi i punës së Bordit të ONM, pavarësisht shqetësimit që ngritën ministrat e LSI, Vasili dhe Gjosha. Sipas tyre, Bordi i krijuar nga ekspertët e huaj ishte një strukturë ekstra-kushtetuese.(Lapsi.al)

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...