Përfaqësues nga zona e Vërmicës, përkatësisht nga Lugina e Drinit, kanë ndërmarrë nismën që pasuritë natyrore të kësaj ane të futen nën mbrojtjen ligjore.
Ideja për këtë çështje është prezantuar para organeve komunale të Prizrenit, në mënyrë që ato t’i bashkohen iniciativës së komunitetit dhe t’i bindin institucionet qendrore për domosdonë e mbrojtjes së kësaj ane.
“Kërkesë jona është që zona e Vërmicës apo Lugina e Drinit, siç quhet pjesa nga Vërmica deri në Gjonaj, të shpallet zonë e mbrojtur, që do të thotë ose park nacional, ose zonë turistike. Kërkesa e komunitetit është e kamotshme dhe ajo është që këtë pasuri natyrore ta mbrojë ose pushteti lokal, ose niveli qendror”, ka thënë Salajdin Fanaj nga Vërmica, njëherësh edhe këshilltar komunal nga radhët e LDK-së në KK të Prizrenit.
Sipas tij me mbrojtje ligjore do të mundësohej ofrimi i sigurisë më të madhe fizike për qytetarët dhe vizitorët. Kryesuesi i KK-së së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka pohuar se menaxhimi i ujërave është kompetencë e nivelit qendror, prandaj dhe ka sugjeruar se fillimisht duhet shqyrtuar dispozitat ligjore nëse KK-ja mund të marrë ndonjë vendim.
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë