Mjalti është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave të larta ushqyese që mbart. Që kohë më parë mjalti ka qënë përdorur si një ilaç natyral për trajtimin e plagëve, për lehtësimin e simptomave të sëmundjeve të ndryshme etj.
Mjalti mund ka përfitime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë organizmit, ja përdorimet e tij:
Kurë për të shëruar plagët: nëse keni plagë që nuk ju mbyllen lehtë, vendosini pak mjaltë organik mbi plagë dhe lidheni plagën me napë. Mjalti ka veti anti-inflamatore, vret bakteret dhe mikrobet dhe stimulon sistemin imunitar.
Shurup kolle: mjalti është i mahnitshëm për të trajtuar të ftohurat, gripin dhe kollën. Ai nuk ka asnjë efekt anësor dhe mund të përdoret edhe për fëmijët. Kombinoni 1 lugë lëng limoni me 1 lugë mjaltë dhe trajtoni kollën dhe virozat e dimrit.
Trajton pagjumësinë: mjalti është i pasur me vitamina, minerale dhe acide yndyrore esenciale, ai rrit nivelin e insulinës dhe serotoninës. Mjalti është ideal për të trajtuar pagjumësinë dhe nervozizmin. Çdo natë pini 1 gotë qumësht të vakët me 1 lugë mjaltë.
Përmirëson funksionin e zorrëve: mjalti vepron si laksativ i butë, lehtëson lëvizjen e zorrëve dhe lufton parazitët. Pini çdo mëngjes 1 gotë ujë të vakët ku keni tretur 1 lugë mjaltë.
Shampo natyrale: mjalti shërben edhe për kujdesin ndaj flokëve. Në 200 ml ujë, holloni 1 lugë mjaltë dhe shpëlajeni kokën. Mjalti lufton zbokthin, yndyrën, i mban flokët më të hidratuar dhe të shëndritshëm.
Përmirëson tretjen: mjalti është ilaç natyral në trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ai lehtëson tretjen, trajton ulçerat, rregullon sekretimin e lëngjeve të stomakutm, ka veti anti-inflamatore etj.
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...