Të marrësh disa gjëra të nevojshme gjatë një udhëtimi, duket është koncept i huaj për Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al-Saud.
Gjatë udhëtimit të tij në Azi, ai ka marrë me vete më shumë 400 ton bagazh, 2 limuzina dhe shkallët e tij lëvizëse, transmeton portali arbresh.info.
Por, Mbreti saudit do të jetë i rrethuar edhe nga 1,500 njerëz gjatë udhëtimit që ka për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike në rajon, në kohën kur mbretëria synon të reduktojë varësinë e saj nga nafta.
Pas katër ditësh udhëtimi në Malajzi, Mbreti saudit do të udhëtojë drejt Indonezisë edhe më pas do të bëjë një udhëtim të rrallë diplomatik drejt Kinës dhe Japonisë.
Sipas mediave, Mbreti është shoqëruar nga 600 njerëz gjatë udhëtimit të tij në Malajzi, por për në udhëtimin drejt Indonezisë pritet t’i bashkohen edhe 800 delegatë, duke përfshirë edhe princat edhe ministrat./Arbresh.info
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...