Presidenti iranian, Hassan Rohani ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 19 majit për një mandat të dytë katër vjeçar, njoftoi sot zëvendëspresidenti i ngarkuar për Çështjet Parlamentare, Hosseinali Amiri, cituar nga mediat.
“Rohani në javët e fundit ra në përfundimin se do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, deklaroi Amiri në prani të medias në Parlament, duke përfshirë agjencinë zyrtare të lajmve “Irna” që raportoi deklaratat e tij.
I zgjedhur në 2013 me mbështetjen e të moderuarve dhe reformatorëve për një mandat të parë katër vjeçar, Hassan Rohani, një besimtar i moderuar, nuk ka njoftuar ende zyrtarisht kandidaturën e tij.
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...