
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Gjendja e rëndë në të cilën po jetojnë shumë familje kosovare ka prekur edhe mërgimtarin Agron Berisha.
Ai përmes Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” u ka dal në ndihmë dhjetë familjeve skamnore në qytetin e Prizrenit.
Berisha që vjen nga komuna e Rahovecit, jeton dhe vepron në Suedi. Ky i fundit, u dhuroi familjeve gjëra të nevojshme ushqimore, por edhe higjienike.
Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati tha për Ekonomia Online, se ka shumë donatorë si vendas ashtu edhe nga diaspora që ndihmojnë shumë familje me gjendje të rëndë sociale.
Falë tyre, pikërisht në Prizren, funksionon kuzhina humanitare, e cila tash e pesë vjet, ofron shujta ditore për rreth 300 persona në ditë.
Shoqata e themeluar në nëntor të vitit 2009, ndihmon hallexhinjtë edhe me ndërtimin e shtëpive dhe me ndihma mujore financiare për jetimët.
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore