Klubi i Kukësit ka dalë me një deklaratë zyrtare për atë që duket si një bilanc lufte në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
Klubi ka publikuar foto të tribunës ku ishin sistemuar tifozët e Partizanit të cilët thuajse e kishin zhveshur atë pjesë të stadiumit nga ndenjëset plastike gjatë “betejës” së tyre me policinë.
Reagim mbi dëmtimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” nga tifozeria e Partizanit
Klubi i F.K. Kukësit shpreh indinjatën e thellë për dëmtimin e stadiumit “Zeqir Ymeri” nga ana e tifozerisë së Partizanit. Tribuna e tyre pas largimit nga stadiumi ka qenë krejtësisht e zhveshur nga stolat për shkak të dëmtimit të tyre nga ana e këtyre të fundit. Fotot janë të qarta dhe pamjet flasin vetë.
Klubi i F.K. Kukësit është kundër këtyre gjesteve që nuk i shërbejnë askujt dhe prishin edhe bukurinë e garës në kampionatin shqiptar. Miqtë (tifozët e Partizanit) janë mirëpritur në Kukës, pasi tribuna e tyre ishte falas, por edhe u lejuan që të gjithë tifozët të futën në stadium duke mos lënë asnjë jashtë stadiumit.
Për asnjë moment tifozët tanë nuk kanë provokuar, kjo e vërtetuar edhe nga përfaqësuesit e Policisë, apo edhe vetë Delegati i ndeshjes. Ritheksojmë edhe njëherë keqardhjen për këto veprime që fatkeqësisht janë të përsëritura nga ana e kësaj tifozerie në stadiumin e Kukësit. Nga ana tjetër, klubi i Kukësit ka bërë një organizim mjaft të mirë të ndeshjes dhe kjo u vu re në kontrollin e plotë ndaj 4500 tifozëve kuksiane të ndodhur në stadium.

Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...