Në ekspozitën “Data Cuisine”, e organizuar sot nga projekti anti-korrupsion i UNDP-së, anë prezantuar 8 lloje ushqimeve të përgatitura. E veçanta e këtyre ushqimeve është se gjitha janë përgatitur nga receta që kanë përdorur shënimet dhe statistikat mbi korrupsionin në vend.
Zyrtari i projektit për Anti-Korrupsion në UNDP-i, Vigan Hoxha tha se poenta e kësaj ekspozite ka qenë se si t’i jetësojnë nëpërmjet ushqimit shënimet që i shohim dhe i lexojmë çdo ditë për korrupsionin.
“Si vazhdimësi e aktiviteteve tona me e luftuar korrupsionin dhe me mujt me e rrit vetëdijen e korrupsionit, e kemi gjetur një mënyre ndoshta jo të zakonshme me e paraqit korrupsionin, apo atë çka na brengos neve. Vitin e kaluar në dhjetor e kemi pasur “Game Over Corruption” një garë për me ndërtuar aplikacione mobile, këtë here e kemi kuzhinën kundër korrupsionit. Poenta ka qenë qysh me mujt me shënimet që i kemi për korrupsion, të cilat çdo ditë i shohim edhe i lexojmë, me mujtë me i gjallëruar me i jetësuar nëpërmjet ushqimit, që këto shifra me qenë të shijshme”, tha Hoxha.
Ekspozita “Ushqimi dhe Korrupsioni”, do të jetë e hapur për dy ditë, ndërsa ky lloj i shprehjes së protestës kundër korrupsionit, është organizuar edhe në Helsinki, Boston, Barcelona, Bazel, Berlin, Leeuwarden, dhe Gembloux.

Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë