Komunikimin javor në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ia kushtoi çështjes së banorëve të Zharrësit në rrethin e Fierit. Ai deklaroi se shumë shpejt do të jepet dëmshpërblimi për ta.
Rama: Shumë kanë dëgjuar për banorët e Zharrëzit. Qeveria e dëgjoi me shumë vëmendje problemin e tyre dhe angazhoi ekspertizë vendasve dhe të huaj. Problemi i tyre lidhet me zonën dhe jo domosdoshmërish me operacionet, pasi mund të kenë ndodhur lëvizje të shtresave ndër vite. Qeveria reagoi duke ndaluar injektimet, tani presim konkluzionet. Kërkesa e banorëve për ndalimin e injektimeve është plotësuar. Banorët janë mosbesues pas braktisjes së shtetit për kaq shumë vite, por iu them se injektimet nuk do të fillojnë. Qeveria po punon për evidentimin e dëmeve. Jemi dakord me pretendimet e banorëve për rivlerësime në disa vende.
Kryeministri ironizoi edhe Ben Blushin për mbështetjen e vazhdueshme që ai u ka dhënë banorëve gjatë fjalimeve në Parlament.
Rama: Qeveria është në krah të banorëve, historia e ka zanafillën shumë vite më parë. Që kjo histori është jo e thjeshtë këtë e kupton kushdo që ka pak informacion për sektorin e naftës dhe që ka dy fije mend për të arsyetuar përtej interesit të vet apo të partiçkës. Këta janë aktivistë të kamur që shfaqen mes njerëzve kur ata protestojnë për të nxjerrë përfitim, këta pelivanë janë rreshtuar dhe s’po lënë gurë pa luajtur për t’i nxitur kundër qeverisë. U kishin bërë gati edhe një çadër. Politikanët duan vota për karrige dhe as e çajnë kokën për pasojat sikur nuk e çanë.
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...