Prokurorët e parë në historinë e Maqedonisë që kanë marrë dënim nga Gjykata Penale me arsyetimin se nuk kanë respektuar Gjykatën janë Katica Janeva dhe Fatime Fetai, transmeton Gazeta Express.
Ditë më parë këtyre prokuroreve të Speciales u është shqiptuar një dënim nga ana e gjykatëses Tatjana Mihajlova, e cila e udhëheq rastin për protestat e dhunshme në Komunën Qendër në Shkup, ku i akuzuari kryesor është ish kryeministri dhe kryetali aktual i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
Prokurorja speciale, Katica Janeva, e kontaktuar nga Nova TV është përgjigjur në pyetjen se çfarë pret nga gjykimi për Nikolla Gruevskin dhe cili është qëndrimi i PSP-së për ripozicionimin e gjykatësve në Gjykatën Penale.
“Gjykata e drejtuar nga kryetarja në detyrë, Tatjana Mihajllova, po mundohen të adaptojnë gjykatësit e Gjykatës Penale që të pengojnë punën e PSP-së. Këtë e thash edhe në lidhje me kërkesat për kontroll të disa të dyshuarve, të cilat u refuzuan. Gjykatësit përgjegjës i’u morën lëndët dhe i’u dhanë një gjykatësi tjetër që të vendos me kërkesë të tyre. Përceptimi jonë është se Gjykata Penale dëshiron ta pengojë punën tonë”, ka deklaruar për TV Nova Katica Janeva.
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...