Është varrosur, Bleranda Curri, që u shkel për vdekje nga një veturë mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.
Bleranda është varrosur afër varrit të babait të saj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Korreticë të Drenasit.
Para varrimit ka folur axha i Blerandës, Bujar Curri.Ai deklaroi për Klanin se Bleranda dje, e enjte, kishte qenë në Drenas për të kryer punë rreth një patentshoferi.
Ajo më pas kishte hipur në autobus për t’u kthyer në banesën ku jetonte me nënën e saj në Fushë Kosovë.
Kur Bleranda, 20 vjeçare, kishte zbritur nga autobusi, duke kaluar zebrat ishte goditur nga një veturë me shpejtësi tepër të madhe.
Bujari ka treguar për Klan Kosovën se vozitësi, Admir Salihu, 24 vjeçar, është ndaluar dhe është interesuar për viktimën.
“Familjen e Amir Salihu e kemi lejuar edhe të marrë pjesë në varrim e në të pame”, ka treguar Curri.
Pas varrimit pritet që të bëhet edhe falja e gjakut nga Familja Curri për familjen Salihu.

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...