Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në Kongresin e Katërt të AKR-së tha se gjatë mandatit të tij numri i njohjeve do të arrijë në 150 njohje, shkruan portali arbresh.info.
“Do të punësojmë njerëz nga anë e kënd bota për të bashkëpunuar me Kosovën, po ashtu në Kosovë do ti punësojmë në mandatin e parë 60 mijë njerëz”.
Pacolli ka thënë se do të formojë një ekip të ri për bisedimet me Serbinë.
” Në mandatin parë do të formojmë ekipin e ri për bisedimeve me Serbinë ku ne do të bëjmë të hiqen fletëarrestet për Kosovën , do të bëjmë edhe kthimin e dëmeve që i bëri Serbia në Kosovë”, tha i pari i Aleancës Kosova e Re.
Pacolli foli edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, ku premtoi se do të dyfishojnë të hyrat e Kosovës dhe do të reformojnë administratën, duke vendosur njerëz profesionistë, ndërsa TVSH-ja do të përshkallëzohet.
“Ne kemi projektuar tri platforma bujqësore, që do të jenë në Dukagjin, Anamoravë dhe në Rrafsh të Kosovës, do të krijohen fonde për gjenerata të reja”, pohoi mes tjerash Pacolli.
Në këtë Kongres të ftuar ishin përfaqësues nga Partia Liberale e Evropës, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe ish presidenti i Republikës së Kroacisë Stipe Mesiç./Arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë