Qeveria e Kosovës duhet të ngrit padi kundër Serbisë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë.
Kështu u tha në tryezën shkencore e cila po mbahet në Prishtinë për krimet kundër njerëzimit në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.
Profesori Muhamet Kelmendi tha se gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë është kryer një dhunë dhe terror.
Sipas tij Serbia në Kosovë ka vrarë 14 mijë persona dhe se për këto krime askush nuk është burgosur.
Ndërsa, profesor Zejnullah Gruda tha se “ kriminelët e Serbisë që kane kryer gjenocid janë në krye të shtetit dhe janë shpërblyer me të mira. Fatkeqësisht edhe ne jemi vonuar dhe asnjë punë seriozisht nuk e bëjmë”.
Me këtë rast Gruda tha se ndalimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në bazë të fletarrestit të Serbisë është e padrejtë pasi që ai i ka kryer obligimet ndaj instancës më te lartë.
E dyta sipas tij është presioni për të ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Ndërsa sa i përket komisionit për Pajtim Gruda tha se kërkohet në çdo rast me ditë çka ka ndodhur saktë.
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...