Deklarata e liderit të LSDM-së Zoran Zaev se të dënuarit për vrasje në rastin “Monstra” janë të pafajshëm hap shumë pyetje dhe dyshime të mëdha në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në liqenin e Smilkovës, ku para tre viteve u vranë katër djem, për të cilët u dënuan shtatë shqiptarë.
Zaev në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”, ka thënë se në bazë të asaj që ai ka prova, ka dyshime serioze në lidhje me rastin “Monstra” dhe se informatat që ka, qytetarët janë të pafajshëm dhe janë burgosur padrejtësisht.
Por Zaevi dje pas publikimit të ‘bombës’ me radhë, para qeverisë tha se intervista e tij është nxjerrë nga konteksti nga gazetari i gazetës gjermane, dhe që sipas Zaevit, ai nuk ka deklaruar se të dënuarit janë të pafajshëm, por vetëm se ka dyshime serioze në lidhje me ‘Monstrën’.
Avokati i të dënuarve për rastin ‘Monstra’, Naser Raufi për “24vesti” tha se ai pret që publikimi i ‘bombës’ për ‘Monstrën’ të publikohet të paktën para 6 korrikut, kur Gjykata e Apelit ka caktuar një seancë për këtë rast.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...