Rusia sot hodhi poshtë një apel të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) për të hedhur poshtë vendimin e ndalimit të importit të derrave dhe produkteve të derrit nga Bashkimi Evropian.
Organizata Botërore e Tregtisë më 19 gusht 2016 kishte shpallur të paligjshëm vendimin e Rusisë për ndalim importit të derrave, mishit të derrave dhe produkteve të tjera nga derri me origjinë nga BE-ja, sipas rregullave të tregtisë ndërkombëtare.
Rusia kishte ndalur importin e derrave nga Bashkimi Evropian në fillim të vitit 2014, siç thuhej për shkak të një numri të kufizuar të paraqitjes së rasteve të sëmundjes së derrave “ethet afrikane”, që ishte shfaqur në zonat e BE-së pranë kufirit me Bjellorusinë.
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022
Reuters raporton për shpalljen e zgjedhjeve në Kosovë: Kriza...
KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Tetë raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje për vaksinimin...
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së